Selimi: Ju profiterat e BDI-së, mos pështyni te bunari i vjetër

Kasam Selimi, gazetari dhe ish-zëdhënësi i komunës së Gostivarit që tanimë jeton jashtë vendit ka shkruar një postim për të gjithë ata që sipas tij, kanë ikur nga radhët e BDI-së.

Ja postimi i plotë:

Mos pështyni te Bunari i vjetër. Para se të shkoni, ndaluni dhe shikoni çfarë keni bërë, çfarë morët dhe çfarë keni lënë, pastaj pështyni në Bunarin e vjetër.

 Vërtet nuk bën BDI-ja sepse ua mundësoi secilit ta mbjele e në fund ti bjere kusisë me qumësht. Tash Ju po shkoni, askush nuk u ndalë të shkoni, shkoni.

 Nëse mendoni se BDI-ja është e keqe, çojeni mendjen se edhe Ju keni kontribuuar që të duket e tillë.

 I shfrytëzuat fshehurazi të mirat, u bëret udhëheqës duke i lavdëruar shokët që sot i baltosni, u ngritet pa asnjë kriter dhe rregull dhe sot largoheni duke thënë çdo gjë që u vjen nëpër gojë.

 Jo, Ne dallojmë.

Ne ishim të thejshtë dhe të tillë përfunduam. Ne nuk ëndërronim poste, por vetëm një vend pune, një në shtëpi, e Ju udhëheqësit e suksesshëm na i morët edhe ato dhe i bërën nga 2-3 Pllata te shpia.

 Dikush kërkonte punësimin e parë qoftë edhe si pastrues, e Ju kërkonit salltanate në postet tuaja.

 Sot Ju largoheni por harroni se keni shenjën si Profiterat.

 Kur ta shihni këtë publikim, mos tu rritet mendja e të thoni se unë po merrem me Ju, po çojeni mendjen e kujtoni fotografitë të buzëqeshur kur ua kam bërë.

 Ne te thjeshtit dhe Ju Profiterat vërtet kemi dallim. Ju e shfrytëzuat BDI-në dhe sot u larguat diku tjetër për të bërë karrierë, ndërsa Ne tjerët mbetëm të tillë, por u larguam për në Mërgim, shkruan Selimi.