Selimi, Lushtaku dhe Demaku më 20 qershor sërish në gjykatë

 

Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancën gjyqësore për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Jahir Demakun.

Seanca gjyqësore do të mbahet më 20 qershor në Pallatin e Drejtësisë.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka treguar në Facebook se sa i përket Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin ”Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor.

“Këtë radhë shpresojmë se drejtësia do të fitoj dhe se Sylejman Selimi dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm”, ka thënë Gashi.

 

Selimi, Lushtaku dhe Demaku janë dënuar me burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ndërsa dënimet e tyre i ka konfirmuar Gjykata e Apelit.