Selimi: Nuk ka koalicion LDK-AKR-Vetëvendosje

Mediat raportuan sot për një koalicion të mundshëm në mes të LDK-së, AKR-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas tyre, kushti për lidhjen e koalicionit ishte kandidimi i Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Një gjë të tillë e ka demantuar Rexhep Selimi i Vetëvendosjes. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se s’ka koalicion.

“Jo nuk ka koalicion me LDK dhe AKR”, ka thënë Selimi