Serbët ndajnë me mur Mitrovicën, Tirana hesht

Serbët në veri të Mitrovicës kanë ndërtuar një mur në urën e lumit Ibër, duke e ndarë edhe njëherë qytetin. Ndërtimi i murit vjen pak kohë pasi ura u zhbllokua nga blloqet e betonit që ishin vendosur prej serbëve. Në Prishtinë kjo është kthyer në çështjen kryesore të politikës, pasi konsiderohet si një tjetër tentativë për të copëtuar trojet shqiptare. Kryeministri Mustafa tha se po rakordohet me BE -në për veprimet e mëtejshme. Ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim. /Lapsi.al