Serbet paralajmërojnê bllokimin e pikave kufitare me Kosovën

Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë të viteve 1998 – 2000, me një deklaratë për shtyp sot e kanë informuar NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in se së shpejti do t’i bllokojnë plotësisht pikat kufitare në Merdare, Jarinje dhe Konçul, derisa “të dashurit e tyre nuk lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, shkruan “Radiokontaktplus”, transmeton “Klan Kosova”

Ata kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për atë që, siç thonë ata, nuk e gjykojnë sjelljen e institucioneve në Prishtinë, të cilët “me sjellje të papërshtatshme dhe kërcënimet e shëmtuara të arrestimeve bllokojnë punën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave në territorin e Kosovës”.