Serbi hyn në Kosovë me veturë të falsifikuar

 

Policia raporton se në fshatin Banjë të Mitrovicës në zonën kufitare ka ndaluar veturën Audi A-6 që drejtohej nga i dyshuari serb për të cilin ka dyshime se ka hyrë në Kosovë në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se vetura mund të jetë e falsifikuar ose vjedhur pasi që në numrat e shasisë vërehen ndërhyrje. Automjeti është konfiskuar dhe i njëjti do të dërgohet për ekzaminim. Nuk raportohet për të arrestuar.