Serbia e bindur se Kosova nuk do të anëtarësohet në UNESCO

Vitin e kaluar, Kosova dështoi të anëtarësohet në UNESCO për mungesë të tri votave.

Kosova nuk ka vendosur ender nëse do ta kandidojë për anëtarësim në UNESCO këtë vit, por në Serbi janë të bindur se anëtarësimi do të jetë i pamundur.

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se në Serbi nuk ka asnjë arsye për pesimizëm pasi, sipas tij, Prishtina zyrtare nuk do të mund t’i fitojë votat e nevojshme për anëtarësim.

“Ne jemi një anëtar dhe kemi 29 vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Por, në përbërjen e Këshillit Ekzekutiv ne kemi edhe vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Por, edhe nëse i marrin votat në këtë Këshill, vendimi do të shkojë në Konferencën e Përgjithshme, ku duhen dy të tretat e votave, gjë që nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tanaskoviq, transmeton lajmi.net.

Vitin e kaluar, Kosova dështoi të anëtarësohet në UNESCO për mungesë të tri votave.