Serbia kërcënon Francën për Haradinajn

Serbia ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj Francës pas vendimit të lirmit të Ramush Haradinajt.

AP shkruan se Beogradi paralajmëron se do të injorojë të gjitha kërkesat e ardhshme për ekstradim të mundshëm për terrorizëm dhe të dyshuar të tjerë nga Franca dhe vendet e tjera të BE nëse gjykata nuk do të dorëzojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Serbisë në një mbledhje urgjente sot kërkoi ekstradimin e Ramush Haradinajt, i cili u arrestua javën e kaluar në Francë, me një urdhër arresti nga shteti serb.

Por gjykata në Colmar të Francës urdhëroi ditën e enjte, 12 janar lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK, Ramush Haradinaj.