Serbia kërkon ende arrestimin e Ramush Haradinajt

Edhe pse Ramush Haradinaj është bërë kryeministër i Kosovës, urdhri që Serbia lëshoi për arrestimin e tij për krime lufte do të mbetet në fuqi, gjë që mund t’i shkaktojë atij probleme me udhëtimet.Serbia ka këmbëngulur që urdhër arresti i lëshuar për Ramush Haradinajn në vitin 2004 do të mbetet në fuqi tani që ai është kryeministri i ri i Kosovës, gjë e cila mund të shkaktojë vështirësi gjatë udhëtimeve të tij ndërkombëtare në rolin e tij të ri, mendojnë ekspertët.“Gjithçka varet nëse vendi e ka njohur Kosovën apo jo si një shtet të pavarur,” tha për BIRN Ivan Jovanoviq, një ekspert serb i të drejtës ndërkombëtare.

“Në parim, krerët e shtetit dhe qeverisë dhe ministrat e jashtëm gëzojnë imunitet nga ndjekja penale nga shtetet e tjera gjatë mandatit të tyre,” tha Jovanoviq.Për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, Haradinaj nuk është kryeministri i një shteti sovran, kështu që ata nuk do ta shohin atë si imun.Por Jovanoviq tha se për arsye politike, ai beson se shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk do ta arrestonin atë.“Unë jam mjaft i sigurt se këto pesë vende të BE-së, të cilët nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do ta bëjnë këtë, në mënyrë që të mos pengojnë funksionimin e Kosovës dhe kështu të bien në konflikt me shtete të tjera,” tha ai.Kreu i Zyrës për Kosovën i Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, tha të hënën për gazetën shtetërore “Vecernje novosti” se Haradinaj mbetet një “person në listën e të kërkuarve”.Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës të shtunën me një shumicë të ngushtë votash, me 61 nga 120 votat në Parlament.Partia Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi, e mbështeti atë dhe në këmbim do të marrë kontrollin e tre ministrive në qeverinë e tij.“Mendoj se për arsye politike në Serbi, urdhër arresti do të mbetet në fuqi kundër tij dhe se Serbia do ta trajtojë atë si një kriminel të dyshuar lufte, por nga ana tjetër Serbia do ta pranojë realitetin se ai është kryeministri i zgjedhur i Kosovës dhe kreu i Qeverisë në të cilën Lista Serbe, me “dritë jeshile” nga Beogradi, po merr pjesë gjithashtu,” tha Jovanoviq.BE-ja, ku Serbia po kërkon të anëtarësohet, do ta kundërshtonte gjithashtu arrestimin e Haradinajt, shtoi ai.Autoritetet serbe e akuzojnë Haradinajn se ka vrarë, përdhunuar dhe torturuar civilë serbë gjatë luftës në Kosovë.Duke kundërshtuar në gjykatë në Francë ekstradimin drejt Beogradit pas arrestimit të tij në janar të këtij viti, Haradinaj i mohoi akuzat e Serbisë dhe i quajti ato “politike”.