Serbia kërkon ndihmën e Hungarisë për të thyer akullin e Danubit

Serbia i kërkoi të shtunën Hungarisë të dërgojë mjete akullthyese për të hapur kalimet ujore të lumit Danub, i cili ka ngrirë nga temperaturat ekstreme të javës së kaluar.
Autoritetet thanë se kishin shpallur gjendjen e emergjencës të shtunën në një segment të Danubit pranë kufirit me Hungarinë, teksa njoftohet se një akullthyese hungareze do të arrinte në vend të hënën.
Danubi është një nga rrugët kryesore të transportit ujor në Evropë dhe prej javës së kaluar ato ishin bllokuar nga acari. Të tjerë lumenj e liqene të rajonit janë mbuluar nga akulli.