Serbia me sulme kundër shqiptarëve në Maqedoni!

Ministri i Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se Maqedonia nuk duhet të lejojë që të bëhet mjet i zhvillimit të nacionalizmit ekstrem.

Ai i ka bërë thirrjë drejtuesve të Bashkimit Demkoratik për Integrim në Maqedoni, dhe Zoran Zaevit që mos ta krijojnë Qeverinë në Maqedoni, duke hedhur fjalë të këqija për Serbinë pasi sipas tij kjo do të shkaktonte debstalizim në gjithë rajonin.

Ky reagim i Vulinit ka ardhur pasi mediat maqedonase raportuan se Ali Ahmeti i kishte kërkuar Zaevit, që ta akuzonte Serbinë për krime lufte ndaj shqiptarëve në Maqedoni gjatë viteve 1912-1956.

Por ky nuk është reagimi i vetëm nga Beogradi zyrtar.

Kryetari serb në ikje, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se politika serbe ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë, dhe se Beogradi duhet të ruajë Maqedoninë, edhe pse ajo votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Ata janë në një kaos të madh. Aq më vjen keq, nuk e di nëse ndonjëherë do të formojnë Qeveri. A janë hequr tabelat nga vendkalimet kufitare? Shikoni, ajo ishte njëra nga arsyet përse në Bruksel, në bisedë miqësore u qortuam, Ivanovi dhe unë”, deklaroi Nikoliq. Ai thotë se Serbia nuk duhet të ndërmerr kundër qëndrime me ndryshimin e vendimit për njohjen e Maqedonisë me emrin kushtetues.

Pas veprimeve të fundit politike në Maqedoni dhe përafrimit të pozicioneve mes LSDM-së dhe partive shqiptare, mediat serbe kanë ngrejtë alarmin se “ish republika Jugosllave do të bëhet Shqipëri”.

Sipas këtyre mediumeve, qëndrimet e të cilave janë në vijë të njejtë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, socialdemokratët janë pajtuar që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase në nivel të tërë shtetit, dhe sipas tyre, kjo do të thotë që kjo ish rwpublikë jugosllave do të bëhet Shqipëri.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug  Bashkimi Demokratike për Integrim një nga kërkesat që ka pasur për liderin e LSDM-së dhe me shumë gjasë kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë, Zoran Zaevin, është edhe ta akuzojë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve.

“Zoran Zaev informoi bordin e partisë se në marrëveshjen për koalicion me BDI-në dhe partitë shqiptare, ndër të tjera është edhe akuzimi i Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në periudhat mes dy luftërave botërore – nga viti 1912 deri 1956”, thuhet në shkrimin e Tanjug.