Serbia në panikë: Zaev u premtoi shqiptarëve që do ta padisë Serbinë për gjenocid?

Negociatat mes socialdemokratëve maqedonas me Zaevin në Krye dhe shqiptarëve me Ali Ahmetin në krye kanë arritur çuditërisht edhe Serbinë sot në mbrëmje.

Pothuajse të gjitha mediat e Serbisë, dhe atë kryesoret dhe seriozet, siç janë B92, Rst.rs. Tanjug.rs etj. kanë raportuar për një informatë e cila sot nga Shkupi ka qarkulluar në ballinat e këtyre agjensive, raporton Gazeta Blic në Prishtinë.

Lajmi në fjalë, së pari i emetuar nga Republika Online e Shkupit dhe mëpas i dhënë edhe nga portalet serbe, njofton që “Zaev ka lëshuar pe” dhe ka pranuar marrëveshjen e ofruar nga shqiptarët si parakusht, që Serbia të paditet nga Qeveria e re e Maqedionisë për Gjenocidin që Serbia ka ushtruar ndaj shqiptarëve në periudhën mes dy luftërave botërore. “Fjala është për periudhën prej vitit 1912 deri në vitin 1956”, thuhet në këto raportime, njofton Gazeta Blic.

Por nuk ka vonuar demanti nga vet Zoran Zaev dhe partia e tij.

Në një komunikatë për media Socialdemokratët e Maqedonisë kanë bërë të ditur që është një “gënjeshtër e pastër” që LSDM ka arritur marrëveshje me BDI për ngritjen e një akuze kundër Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve në Maqedoni mes dy luftërave botërore.

“Të gjitha këto mbishkrime janë tentime që të ngriten tensionet mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve”… e popujve tjerë në Maqedoni është thënë në komunikatën e partisë së Zaevit. /Gazeta Blic/

Në vijim disa nga mbishkrimet e mediave serbe të dielen në mbrëmje: