Serbia provokon me tren

Lutfi Zharku: Promovimi i linjës Beograd – Mitrovicë është ilegale dhe provokim i rëndë nga ana e Serbisë për institucionet e shtetit të Kosovës.

Linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë pritet të lëshohet në qarkullim sot (e shtunë). Kjo linjë është konsideruar ilegale dhe provokim i rëndë për institucionet e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës.

Linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë pritet të lëshohet në qarkullim sot (e shtunë). Kjo linjë është konsideruar ilegale dhe provokim i rëndë për institucionet e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës (MI), Lutfi Zharku, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se promovimi i linjës Beograd – Mitrovicë është ilegale dhe provokim i rëndë nga ana e Serbisë për institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërsa ministrja Edita Tahiri të premten ka kërkuar nga BE-ja ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.