Serbia: Së shpejti me dalje në Durrës

Së bashku me BE dhe Fondin për Ballkanin Perëndimor, po punojmë në projektin dhe dokumentacionin teknik, i cili duhet të përfundojë në mes të prillit dhe majit”, tha Mihajloviç.

Sipas Mihajloviç, është negociuar edhe me institucionet ndërkombëtare për mënyrën e finansimit të kësaj marrëveshje, pasi që po flasim për një projekt që Serbia nuk mund të paguajë vetë.

Siç ka shpjeguar ajo, në fillim ndoshta do të ndërtohet gjysmëprofili, i cili do të kushtojë rreth 500 milionë euro, dhe më pastaj puna do t’i besohet një investitori privat për të cilin, në emër të Serbisë do të garantojë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve.