Serbia zgjedh Rusinë

Gjatë një interviste të dhënë për mediat serbe, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka konfirmuar edhe njëherë se pavarësisht hapjes së negociatave me BE-në, Serbia nuk do t’i prishë marëdhëniet tradicioanale me Rusinë, pasi sipas tij, kjo do të ishte një humbje e madhe duke i lënë hapsirë Kosovës për të fituar plotësisht statusin e një shteti i pavarur.

Daçiç arsyetoi se Kosova ka arritur të fitojë shumicën e Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por nuk arrin dot t’a shpallë pavarësinë, për shkak të prezencës së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, duke qënë se këto dy vende kanë të drejtën e vetos.

Daçiç u shpreh se Beogradi nuk ka ndërmend që t’i prishë lidhjet e tij me Moskën zyrtare, pasi kjo nuk shkon në të njëjtën linjë me interesat kombëtare të Serbisë.

“BE-ja është partner strategjik, por jo qëllimi ynë i vetëm. Qëllimi ynë primar është mbrojtja e interesave tona kombëtare. Nëse dëgjojmë sygjerimet që thonë se ne duhet të vendosim sanksione ndaj Ryusisë, kjo do të thotë se automatikisht Kosova do të bëhet një shtet i pavarur. Prishtina ka arritur që të fitojë një shumicë mbështetjeje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por pengesa e saj mbetet Këshilli i Sigurimit, pasi në këtë institucion, Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos për të pezulluar procese të tilla.”

Më tej, Daçiç foli edhe për partnerët europianë të Serbisë, për të cilët u shpreh se Beogradi nuk ndihet komfort kur këto vende promovojnë Kosovën si shtet të pavarur. Ai shtoi se duhet të gjenden zgjidhje të pranueshme për të gjithë.

Sa i përket marëdhënieve direkte me Prishtinën, Ministri i Jashtëm serb, theksoi se Beogradi nuk ka ndërmend që të lëshojë pe në negociata për cështje me rëndësi si Miniera e Trepçes apo prefiksi telefonik, në rast se Kosova nuk do t’u përmbahet pikave për të cilat është rënë dakord.