Serbia zyrtarisht vë në gatishmëri ushtrinë për shkak të Kosovës

Kryetari i Këshillit të organizatave të veteranëve të Serbisë, Sasha Dujoviq e ka përshëndetur vendimit e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë serbe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.
 

Ai po ashtu në anën tjetër ka përshendetur “hapat e Aleksandar Vuçiqit për zgjidhjen e situatës me bisedime”, transmeton lajmi.net.

“Zhvillimet e fundit në Kosovë paraqesin njërin nga kërcënimet më serioze të cilin ekstremistët shqiptarë po tentojnë ta zbatojnë”, ka thënë Dujoviq për tanjug.

Sipas tij, situata mund të eskalojë dhe duhet që secili të jenë në gatishmëri, por edhe i kujdesshëm njëkohësisht. /Lajmi.net/