Sërish lëkundje tërmeti në Itali, lëkundje 4.8 ballë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Italinë Qëndrore.

Kësaj here, tërmti 4.8 ballë e kishte epiqendrën në Macerata, raporton TG.com

Lëkundjet e tërmetit kanë tronditur zonat Marche dhe Umbria.

Tërmeti ka shkaktuar kaos duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Mediat italiane raportojnë se brenda 1 ore kanë rënë edhe tre tërmete të tjera 3.6 ballë.