Sërish pa pantallona në metro: Pasagjerët sfidojnë të ftohtin

Sërish pasagjerët e metrove në disa qytete të mëdha të botës, sfiduan të ftohtin dhe dolën pa pantallona në trena.

Bëhet fjalë për Ditën Pa Pantallona, një shpikje njujorkeze e vitit 2002.

Që prej atëherë, mijëra njerëz vendosin të lënë pantallonat në shtëpi më 9 janar.