Sëshpejti parti e re në Kosovë

Së shpejti do të ketë edhe një parti të re në Kosovë. Ajo pritet që të prezantohet në pjesën e dytë të muajit tetor nga themeluesja,  e cila është njëherësh kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo ka thënë se janë duke punuar në aspektin logjistik dhe organizativ që ta fuqizojnë partinë.

“Kemi mbështetje dhe përkrahje në shumë vende nëpër Kosovë. Kemi njerëz të cilët nuk kanë qenë të angazhuar më herët politikisht, dhe ata vijnë nga fusha dhe profile të ndryshme”, ka thënë Kusari-Lila për Telegrafin.

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, kanë paralajmëruar kohë më parë se shumë shpejt do të dalin më një subjekt të ri politik.

Bashkimi i Kusari – Lilës me ish drejtuesin e “FER”-it, kishte ardhur pasi që të dy protagonistët e kësaj iniciative ishin larguar nga partitë e tyre, Aleanca Kosova e Re, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje.