Sezoni i ri i “Beni Affet” me plot surpriza

Jemi në sezonin veror dhe pothuajse të gjitha serialet që i ndjekim kanë pauzuar së emituari me episode të reja, shkruan “Kosovarja”.

Kështu ka vepruar edhe seriali “Beni Affet” (Më fal), ku pothuajse gjatë muajit gusht nuk ka pas asnjë episod të re. Mirëpo me të hyrë shtatroi, aktorët e serialit në fjalë kanë hedh një video nëpër rrjetet sociale ku shihen se janë duke punuar për episodet e reja. Dhe, ne ua sjellim këtë video ku aty shihen “Feridja”, “Xhynejti”, “Kaderi”, e disa aktor të tjerë, ku duket se janë duke punuar për seritë e reja të këtij seriali. Për të gjithë ju që e prisni me padurim fillimin e episodeve të reja, shikojeni se si duken aktorët në këtë zezonë./Kosovarja/