Shahu, 12 mësimet e mëdha që na jep për jetën

Ja 12 gjëra që loja e shahut na i ka mësuar apo na i mëson rreth jetës.

1) Në jetë, sikurse në shah, ai që parashikon fiton.

2) Gjithmonë mbrojeni ‘mbretin’ tuaj.

3) Askush nuk ka fituar ndonjëherë në shah duke bërë vetëm lëvizje para.

4) Ju së pari duhet t’i mësoni rregullat e ‘lojës’, dhe pastaj të luani më mirë se çdo njeri tjetër.

5) Krejt çfarë ka rëndësi në një lojë shahu është një lëvizje e mirë…

6) ‘Sulmuesit’ ndonjëherë mund të pendohen për lëvizjet e këqija, mirëpo më keq është të pendohesh nëse e ke lënë një mundësi të të kalojë pranë.

7) Jeta është krejtësisht si shahu dhe koha është kundërshtari juaj. Nëse ju nuk bëni ndonjë lëvizje, ju do ta humbni lojën. Ju duhet të lëvizni për të qenë fitimtar!

8) Shpeshherë ju duhet t’i humbni qindra lojëra para se të bëheni një lojtar i mirë.

9) Nëse një lojtar beson në mrekulli, ai ndonjëherë edhe mund ta bëjë ndonjë mrekulli.

10) Fito me elegancë, humb me dinjitet.

11) Loja ndryshon me çdo lëvizje që e bën.

12) Më pak mësojmë nga fitoret sesa nga humbjet.