Shantazhi me bisedat e përgjuara vazhdon kurse PPS dhe MPB heshtin, në shënjestër Menduh Thaçi

Nuk merr fund publikimi i bisedave të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Kohët e fundit përsëri janë publikuar inçizime me biseda private në rrjetet sociale. Këtë herë është publikuar përgjimi i paligjshëm i bisedave telefonike mes liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe gazetares, Olivera Trajkovska. Bëhet fjalë për tri biseda të cilat janë inçizuar në mënyrë joligjore para zgjedhjeve të kaluara, kurse tani janë publikuar në faqen e facebook-ut Opozita Shqiptare e Maqedonisë dhe në Lirim Ilirida. Bisedat janë publikuar në Facebook të premten, më 16 dhjetor.

Bisedat e reja të përgjuara janë publikuar vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme në të cilat VMRO-DPMNE fitoi 51 mandate. Ndërkohë që Zaev dhe udhëheqja e LSDM janë duke bërë përpjekje për të bindur partitë shqiptare që së bashku të formojnë qeverinë e re, e cila do të anashkaloj vullnetin e shumicës.

Duke u bazuar në rrethanat që janë shfaqur këtë biseda, shtrohet pyetja se kush dhe pse tani i publikoi këto biseda private midis politikanit nga blloku shqiptar dhe gazetares së njohur? A duhet këto inçizime të jenë një paralajmërim për ndonjë prej palëve të përfshirë? A ushtrohet presion dhe shantazh ndaj Thaçit të pranojë formimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LSDM-ja, apo kjo është vetëm një paralajmërim për gazetaren e cila vitin e kaluar publikisht  ka deklaruar se “ky fshatar i strumicës nuk duhet të jetë lider i partisë” ?

Pas më shumë se tri ditë pas publikimit të bisedave në rrjetet sociale, nuk reagon as Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Oliver Spasovski i LSDM-së e as PPS.  Askush nuk tregon se si këto biseda ende qarkullojnë lirshëm në publik, edhe pse PPS pretendonte se i posedon të gjitha inçizimet nga Zaevi. Qytetarët për një kohë të gjatë pyesin se kur do të marrin fund shantazhet dhe presioni që ushtrohet me këto regjistrime të paligjshme që Zaev i ka marr nga Verushevski, kur institucionet e shtetit më në fund do të marrin gjërat në duart e tyre për t’i dhënë fund këtyre lojërave?

Incizimet e reja janë paraqitur edhe përkundër dënimeve deri me 5 vite që i kanosen sipas ligjit të ri, atyre që publikojnë incizime