Shaqiri: Premier Liga më e forta në botë

Futbollisti shqiptar nuk mendon largimin nga Premier Liga.

Ka luajtur në Bundesligë me Bayern Munichun dhe në Serie A me Interin, por Xherdan Shaqiri insiston se Premier Liga mbetet më e forta në botë.

Ai thotë se është i lumtur te skuadra e tij Stoke City dhe se rivaliteti mes klubeve në Angli është shumë më i madh sesa në ligat e tjera, transmeton KosovaPress.

“Kur e kam parë ndeshjen e parë të Stoke, kam mbetur i mahnitur, tifozët janë të mrekullueshëm”, ka deklaruar Xherdani.

“Premier Liga është më e forta në botë. Këtu zhvillohet një garë e fortë në të gjitha frontet gjë të cilën nuk mund ta shohësh në ligat e tjera. Edhe skuadrat e vogla janë duke u përmirësuar nga viti në vit. Ndërsa për ato të mëdhatë nuk kemi çfarë të flasim pasi e shohim se çfarë investimesh janë duke bërë”.

“Në Angli mund ta mposht secili secilin dhe kjo e bën ligën më atraktive”, ka përfunduar Shaqiri.