SHBA, bastisje dhe kontrolle për imigrantët e paligjshëm

Autoritetet amerikane të emigracionit arrestuan qindra imigrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në të gjithë vendin këtë javë në bastisje në disa shtete.

Autoritetet thonë se operacionet ishin rutinë dhe nuk kishin lidhje me urdhrat e fundit ekzekutivë të nënshkruar nga presidenti Donald Trump. Megjithatë, vetë presidenti Trump shkruajti në Twitter s se masat ndaj kriminelëve që janë imigrantë të paligjshëm, janë “thjesht mbajtja e premtimit” që ai bëri gjatë fushatës.

Bastisjet kishin si objektiv kapjen e imigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime, sipas zyrtarëve të agjencisë federale për Imigracionin dhe Doganat.Agjentët i kryen bastisjet në të paktën gjashtë shtete, përfshirë në qytete si Atlanta, Çikago, Nju Jorku dhe Los Anxhelesi. Në Los Anxheles. u arrestuan më shumë se 160 persona gjatë javës.