SHBA-ja pret Qeveri të re, Brukseli kërkon Qeveri me konsensus të gjerë

Lidhur me kërkesën e VMRO-së drejtuar ambasadave të SHBA-së dhe BE-së për të sqaruar qëndrimet e tyre ndaj kërkesës së saj për zgjedhje të reja parlamentare.

“Nuk kemi asgjë për të thënë nga ajo që e kemi deklaruar” janë përgjigjur shkurt nga ambasada amerikane duke konfirmuar pozicionin e saj të së hënës kur i bëri thirrje partive për vazhdimin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

“Ne presim që të punojmë me qeverinë e re, kur të formohet, për avancimin e integrimit euroatlantik nëpërmjet zbatimit të reformave të parapara me Marrëveshjen e Përzhinës, në veçanti lidhur me sundimin e së drejtës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Ndërsa në përgjigjen e BE-së thuhet se qëndrimi I Brukselit për formimin e një qeveria të zgjeruar politike nënkupton nevojën e e pasjes së një konsensusi dhe qeverie të gjerë që vendi të mundet në mënyrë efikase të përballet me sfidat që e presin.