SHBA, kampionati i garës me gruan mbi shpinë

Plot 43 çifte garuan kundër njëri-tjetrit në Kampionatin e garës me gruan në shpinë. Edicionin e 11-të të kësaj gare të pazakontë që këtë vit u zhvillua në SHBA e fitoi çifti Eliot dhe Giana Storei të cilët e e mbaruan xhiron e tyre për 59.18 sekonda. Gara me gruan në shpinë nuk është aspak e lehtë duke marrë parasysh terrenin e vështirë dhe me pengesa përmes të cilit duhet të kalojnë garuesit.

“Nga fundi lodhesh shumë, ose ndoshta ishte lodhëse mënyra se si po mbahesha unë. Doja të shikojë se çfarë po ndodh rreth meje por kisha mundësi vetëm të ndjejë dhe të ndjejë. Gjithsesi ishte fantastike”, tha Giana Storei, fiuese.

çmimi për fituesit e garës ishin 11 arka me birrë dhe një shumë parash kesh prej 665 dollarësh, shumë e cila llogaritet me pesë herë më shumë se pesha e gruas. Për çdo vit në kampionatin e garës me gruan në shpinë marrin pjesë rreth 50 çifte. Vitin e ardhshëm kampionati do të zhvillohet në Finland, në vendin ku kjo garë në vitin 1992 mori edhe formën moderne me të cilën praktikohet edhe sot.

Shefkije Alasani