SHBA: Presim formimin e shpejtë të Qeverisë së Maqedonisë

Ambasada amerikane në Shkup të mërkurën e vlerësoi si një hap shumë pozitiv lëvizjen përpara të procesit të formimit të qeverisë së re të Maqedonisë.

“Gjithashtu është shumë e rëndësishme që presidenti Ivanov dhe liderët e partive që përbëjnë shumicën gjetën mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive”, tha zv/ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm.

Ajo shtoi se pret formimin e shpejtë të qeverisë. Megjithatë nga ambasada amerikane shtuan, se Maqedonia ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të përparojë në përmbushjen e reformave urgjente dhe në rrugën euro-atlantike.