SHBA, stuhi dëbore dhe bllokim rrugësh. Situata drejt përkeqësimit

Një stuhi dimërore me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura dëbore u përplas mbi rajonin e New England në Shtetet e Bashkuara, në disa zona të të cilit, trashësia e dëborës pritet të mbërrijë në 46 cm.

Shërbimi kombëtar amerikan i Meteorologjisë paralajmëron për ashpërsim të motit nga Massachusetts, e në pjesën më të madhe të Maine, ku bora ka rënë pareshtur.

“Stuhia po lëviz shpejt”, thanë ekspertët. Shumë zona të Mainet do të mbulohen nga 8 deri në 23 cm borë. Këtu dhe në New Hampshire, më shumë se 5.000 vetë kanë mbetur pa energji elektrike.

Pavarësisht situatës së rënduar, nuk ka raporte për ndonjë bllokim masiv të rrugëve kryesore, apo anulime fluturimesh.

Shërbimi meteorologjik ka nxjerrë gjithashtu edhe një paralajmërim për mot të acartë në disa pjesë të West Virginias dhe perëndim të Marylandit.