SHBA – Sulm në Houston, 6 të plagosur në afërsi të një qendre tregtare

Sërish të shtëna armësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sërish në afërsi të një qendre tregtare. Pas ngjarjeve të ndodhura në Nju Jork dhe Minesota, kësaj radhe 6 persona kanë mbetur të plagosur në Houston të Teksasit, teksa autori u qëllua për vdekje nga forcat policore. Ende nuk dihen motivet dhe as identitieti i autorit të ngjarjes.

Një person ka hapur zjarr në një qendër tregtare në Houston të Teksasit, duke plagosur 7 persona.

Fillimisht policia e njoftoi lajmin në llogarinë e saj në twitter, duke specifikuar se të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Autori i ngjarjes u qëllua për vdekje nga forcat policore, teksa e gjithë zona u izolua nga prania e forcave të shumta të sigurisë.

Sipas dëshmitarëve, personi ka qëlluar rreth 30 herë ndaj makinave që kalonin përballë qendrës Weslayan & Bissonnet, e cila ndodhet në zonën rezindeciale Weslayan.

Për pasojë edhe viktimat e kësaj ngarje ishin të gjithë brenda makinave.

Më pas ka qenë policia që e ka ndaluar me një plumb pistolete.

Edhe pse situata u kthye shpejt ne kontroll, agjentët e policisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Ngjarja në Houston vjen në një kohë kur Shtetetet e Bashkuara të Amerikës po jetojnë jave të tëra tensioni dhe tronditje.

Më 24 shtator, 5 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave në një qendër tregtare në Burlington të Seattle, vetëm disa ditë pas sulmit të kryer nga një student në një tjetër qendër tregtare në Minesota.

6