SHBA-të dhe Koreja e Jugut fillojnë përgatitjet ushtarake kundër Koresë së Veriu

Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë dhe të Koresë së Jugut janë duke marrë parasysh mundësitë ushtarake kundër Koresë së Veriut, pasi lansoi sërish sot një raketë balistike ndërkontinentale.

Gjeneral Joseph Dunford komandant i Komandës së Paqësorit të Shteteve të Bashkuara dhe admirali Harry Harris i bënë thirrje komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut, gjeneralit Li Sun-Xhina, të bëjë gati dislokimin e ushtrisë kundër Koresë së Veriut, raportoi Reuters.