SHBA: Të shtëna me armë në park, tre të plagosur

Në një park plot me njerëz dhe fëmijë në San Francisko ka ardhur deri te të shtënat, me ç’rast një grup i meshkujve kanë plagosur tre persona, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një fëmijë, njoftoi policia dhe dëshmitarët.

Një burrë i plagosur sot është në gjendje kritike, ndërsa tjetri është lëshuar për në shtëpi pas ofrimit të ndihmës mjekësore, thanë zyrtarët.

Tash për tash nuk ka informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës së plagosur, transmeton AP.