SHBA u kërkon aplikuesve për vizë edhe identitetin në rrjetet sociale

SHBA kërkon që prej fundit të muajit maj nga aplikuesit për vizë, kushdo qoftë kombësia e tyre, informacione mbi identitetin dhe llogaritë e tyre në rrjetet sociale, në kuadër të ashpërsimit të politikës migratore.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit theksoi se ky shtrëngim i kontrolleve ka hyrë në fuqi që prej 25 majit dhe zbatohet për të gjithë aplikuesit për vizë, për të cilët një agjent konsullor do t’i gjykonte të nevojshme informacionet mbi llogaritë e tyre që posedojnë në rrjetet sociale.

Ai shtoi se vetëm një për qind e më shumë se 13 milionë aplikuesve për viza në mbarë botën për SHBA do të preken nga këto rregulla të reja.

“Në këto raste, aplikuesit për viza do të duhet të japin informacione shtesë, veçanërisht për llogaritë e tyre në rrjetet sociale, numrin e pasaportave, informacione shtesë për anëtarët e familjes dhe një historik për udhëtimet e tyre, punësimet dhe kontaktet”, tha zyrtari amerikan