Shefi i SHQZ Neziri takon ambasadorin evropian Samuel Zhbogar

Ambasadori Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore. Këtë qëndrim Zhbogar e ka shprehur gjatë vizitës që i bëri në selinë e BDI-së në Tetovë shefit të Shtabit Qëndror Zgjedhor z.Bekim Neziri.
“Ambasadori ishte i interesuar që të kemi një fushatë të qetë, një fushatë demokratike, një fushatë ku secili qytetatrë në mënyrë fer dhe demokratike, që në mënyrë të ligjshme të shpreh vullnetin e tij personal dhe ne garantuam ashtu siç ka rrjedhë fushata deri më tani, të vazhdojë edhe më tutje me një tempo të tillë të një fushate të qetë evropiane, fushatë e cila tregon qartë se kur BDI është pjesë e zgjedhjeve, ato patjetër që janë të qeta”, u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.
Neziri gjithashtu njoftoi se Zhbogar është interesuar edhe mbi gjuhën e fushatës.
“Është sygjeruar që sa më pak të përdoret retorikë nacionaliste e cila në mënyrë jo të drejtë për drejtë do të ndikonte që zgjedhjet e 11 dhjetorit do të eskalonin, skenar ky i cili nuk besojmë që të ndodh”, deklaroi Neziri.
Takimi Neziri-Zhbogar është takimi i parë i këtij niveli gjatë fushatës zgjedhore