Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair mbështet aksionin Dita e drurit

Shef i shtabit zgjedhor komunal të BDI-së në Çair,  Besim Koka dhe kandidatja për deputete nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinënë zgjedhore 1, Amella Cana kanë mbëshetur aksionin”Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”.

Me këtë rast Koka dhe Cana kanë mbjellur fidane të reja në shkollën fillore 7 Marsi.

Aksioni “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, mbahej në dy sezone – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, ndërkaq, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë.