Shën Valentini, dita e punës, dashurisë apo e seksit?!

Shën Valentini është një ditë e cila konsiderohet nga cilido çift si e veçantë, ndaj dhe rezervojnë disa minuta nga koha e tyre për t’ia kushtuar njëri-tjetri.

Ndoshta një ditë që sjell në vëmendje se sa shumë e rëndësishme është të falësh dashuri, se sa mirë është që qëndrosh pranë personit të zemrës apo atij/asaj që është partneri yt në një moment të caktuar të jetës. Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të njohur, e ndoshta më gazmorët. Sa herë që i sheh në dalje televizive, ato janë gjithmonë të qeshur. Sigurisht që edhe ata festojnë Shën Valentini, sa kohë janë dashuruar dhe sot janë një familje e lumtur. Por si kanë qenë Shën Valentinët për ta?

Amarda Toska rrëfen për “Shekulli” se kur kanë qenë më të lirë dhe kanë pasur më shumë kohë i kanë kushtuar vëmendje kësaj feste, por tashmë janë të fokusuar në punën dhe biznesin e tyre.

Ku do e kaloni këtë vit Shën Valentinin? Dhuratat që shkëmbeni?

Në fakt këto vitet e fundit mua dhe Ermalit na ka rastisur që të jemi në punë në ditën e Shën Valentinit. Biznesi na kufizon… Në fakt ditët e festive që  çdo kush mund t’i festojë në jemi në punë për shkak edhe të biznesit tonë.  Këtë vit do jemi sërish në punë, kemi një intervistë televizive tek Rudina Magjistari, nuk kemi organizuar diçka enkas për këtë festë.

Cilin Shën Valentin e konsideroni më të veçantë apo që mund të keni bërë ndonjë “çmenduri”?

Mendoj që kemi pasur edhe ne momente të veçanta, por nuk di të të them ndonjë që mund të quhet çmenduri. Kjo festë më shumë festohet kur je më i lirë, ndërsa ne tashmë kemi pak kohë pasi familja dhe puna merr më shumë kohë.

Shën Valentini i ish zëdhënëses së PD

Këtë ditë e feston çdo kush, person publik ose jo. Oriela Nebijaj, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike rrëfen se si ajo e konsideron këtë ditë. Si kanë qenë Shën Valentinët kur ka pasur pranë dikë dhe kur nuk e ka pasur. Ndoshta janë të rrallë baballarët që në një ditë të tillë, të kujtohen e t’i bëjnë vajzës një dhuratë. Epo babai i Oriela Nebijajt e bën.

Ku do e kaloni këtë vit Shën Valentinin?

ëtë vit për Shën Valentin do të jem në Umami, e pritshme besoj ! Më shumë do të jem aty për t’u kujdesur për të gjithë ata të cilët do ta kalojnë tek ne këtë festë se sa për të darkuar unë me dikë (qesh) edhe pse atmosfera do të jetë e bukur mjaft aq sa për ta shijuar dhe unë!

Çfarë dhuratash shkëmbeni në këtë festë?

Unë shkëmbej gjithnjë dhurata ! Çdo Shën Valentin që e kam kaluar vetëm, është kujdesur babai im që të mos më mungonte dhurata duke na sjellë lule që në mëngjes mua dhe motrave të mia (qesh)

Cilin Shën Valentin e konsideroni më të veçantë apo që mund të keni bërë ndonjë “çmenduri”?

Nuk më kujtohet asnjë rast kur të kem bërë ndonjë çmenduri, të paktën jo nga ato të cilat unë mendoj në plotë kuptimin e kësaj fjale! Shpresoj që në vijim të kem raste për fantazi e çmendurira, pse jo, në bregdet edhe pse muaji Shkurt, do të ishte një Shën Valentin për t’u mbajtur mend! Por, ka edhe një tjetër mënyrë që mesa duket të rinjtë e sotëm e preferojnë që këtë festë ta shijojnë në maksimum. Ata nuk ndalen dhe kërkojnë përvoja të reja seksuale.

Kelvi Kadilli është një nga moderatorët energjikë të ekraneve tona. Ja se çfarë rrëfen ai për këtë ditë.

Kelvi Kadilli: Unë nuk do ta festoj Shën Valentinin!  Por kam festuar më parë dhe mund të them se kemi bërë shoping në sex shop. Dhe i këshilloj njerëzve të blejnë sa më shumë gjëra të tilla.  Është qef. (qesh)

Shën Valentini

Shën Valentini tashmë është kthyer në një traditë të ëmbël që çdo kush e feston. Ngjyra e kuqe e cila simbolizon dashurinë, mund të jetë kudo atë ditë.  Sipas gojëdhënave, Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh e që nëpër shekuj është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat më të hershme, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për të cilën organizoheshin edhe shorte.  Sipas tyre, në atë kohë njerëz të veçantë merreshin me këtë lloj riti.  Ndërmjetësi kuptohej me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër  dhe t’ia jepte letrën ndërmjetësit që të merrte pjesë në short dhe kështu të fitonte njeriun e  preferuar.