Shën Valentini po afron, këto janë dhurata që preferojnë femrat

Shën Valentini po afron, këto janë dhurata që preferojnë femrat

Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 14 shkurt, e njohur si dita e të dashuruarve.

Kjo ditë për shumë çifte është shumë e rëndësishme sidomos në dhënien e dhuratave që i bëjnë njëri-tjetrit.

Ndërsa tani mund të mësoni se cilat janë disa nga gjërat e preferuara për t’u bërë dhuratë për të dashurën apo bashkëshorten e juaj.

Për femrat theksohet se padyshim lista e dëshirave është më e madhe, por në mendjen e tyre janë , stolitë, kremrat e ndryshme, produktet kozmetike, të brendshmet, çantat dhe këpucët.

Ndërsa disa nga emrat e formatove më të fuqishme në botë për femra preferohen: Charlotte Tilbury, Tom Ford apo Yves Saint Laurent.

Kurse nëse dëshironi të blini një parfum, atëherë preferohen erërat e: Tom Ford Black Orchid ose Yves Saint Laurent-Mon Paris, si aromë më e ëmbël, transmeton Indeksonline.

Nga blerjet shumta që mund të bëni, janë edhe të brendshmet të cilat mund t’i zgjedh nga dyqanet e tilla si : Olivia Von Halle dhe Desmond&Dempsey.

Sigurisht se ‘Shën Valnetini’ nuk është e gjitha në lidhje me shpenzime të mëdha, pavarësisht nga ato që ju mund të mendoni të blini.

Ajo që shumica e femrave duan është një gjest romantik që të tregojë se ju me të vërtetë keni qenë duke menduar për të .