Shenjat që jeni fejuar shumë shpejt

Ai ju propozoi dhe ju thatë po, por mes mjegullës së dashurisë, sipas një eksperteje, duhet të kini kujdes në lidhje me disa shenja paralajmëruese që nënkuptojnë se ju jeni duke parakaluar në altar më shpejt seç duhet.

Duke folur për Femail, trajnerja e marrëdhënieve romantike, India Kang, ndan tetë shenja që tregojnë se nuk jeni ende gati për tu martuar, e madje martesa juaj mund të marrë fund para se të nisë.

1-I keni thënë të dy njëri tjetrit “Të dua”? – Meshkujt zakonisht e thonë një frazë kaq të rëndësishme në fillim të lidhjes pasi atyre nuk i duhet muaj të kuptojnë si ndihen. Nëse ai nuk jua ka thënë i pari, me shumë mundësi ju do ndjeheni të pasigurta.

2-Kush propozoi dhe a ishte propozim me unazë?- Sipas Kang, duhet të propozojë gjithmonë partneri, dhe me unazë

3-I keni thënë familjes dhe miqve për fejesën tuaj? – Nuk duhet mbajtur sekret

4-I keni festuar ditëlindjet bashkë?- Duhet t’i festoni

5-I keni parë shtëpitë njëri tjetrit? – Duhet t’i keni parë

6-E keni “hequr qafe” dasmën? – Nuk duhet t’ju bëhet stres

7-Po bëni të dy plane për ditën e madhe? – Duhet të bëni të dy plane

8-E dini gjendjen financiare të secilit? – Duhet të dini kreditë apo borxhet e njëri-tjetrit