Shenjat që tregojnë se jeni infektuar me HIV

HIV-i është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të qëndrojë i fjetur dhe asimptomatik për një kohë relativisht të gjatë, ose mund të ndodhë e kundërta. Ky është një infeksion i pashërueshëm, por nëse kapet në kohë ju mund të parandaloni komplikacionet që shkakton sëmundja.

Ja cilat janë disa nga simptomat që shfaq virusi HIV:

Ethe: zakonisht pacientët e infektuar nga HIVI kanë ethe dhe temperaturë të lartë që ju zgjat disa ditë ose javë.

Lodhje e vazhdueshme: virusi HIV sulmon sistemin imunitar dhe mungesa e energjisë, lodhja e vazhdueshme etj, janë dy nga simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje.

-Dhimbje muskujsh
-Dhimbje koke dhe fyti
-Skuqje në lëkurë
-Rënie në peshë në mënyrë të pakuptueshme
-Kollë e thatë
-Djersitje e vazhdueshme, pavarësisht aktivitetit që kryeni
-Vështirësi në përqëndrim

Ju duhet të bëni patjetër analizat specifike të HIV AIDS nëse dyshoni se jeni prekur nga kjo sëmundje.