Shënohen 60 viktima nga moti i acartë në Evropë

Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e borës u kanë marrë jetën më shumë se 60 personave në kontinentin evropian. Kategoria e personave që janë prekur më shumë nga moti i acartë, i cili u ka marrë më pas atyre jetën, janë të pastrehët dhe të moshuarit.

evrope moti

Për këtë arsye autoritetet e të gjitha shteteve evropiane u kanë bërë thirrje, sidomos personave të pastrehë, që të shkojnë në mjediset e strehimit dhe shkollat lokale për të mbrojtur jetën e tyre.

Deri më tani në Poloni është shënuar numri më i mdh i viktimave me njëzet  të tillë.

Njëmbëdhjetë  persona kanë humbur jetën në Stamboll, dy në Serbi, tre në Maqedoni, tre në Bullgari dhe pesë në Shqipëri.

Shtetet e tjera ku janë shënuar viktima janë Republika Ceke, Ukraina dhe Italia.