Shënohet dita pa automjete edhe në Shkup

orit – Dita pa automjete dhe Javës evropiane të lëvizshmërisë 2016, që mbahet nga 16 e deri më 22 shtator, në rrugët e Bashkisë së Shkupit dhe në 12 qytete tjera të vendit do të mbahet një defilim biçikletash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11, nga Porta Maqedonia, për të përfunduar në ora 11 e 30 te Parku i qytetit, te guaska, ku do të ketë një aktivitet tjetër argëtues me pjesëmarrjen e instrumentalistëve, ndërkaq do të shpërndahen edhe shpërblike për pjesëmarrësit në defile.

Pjesë e këtij defilimi do të jenë edhe Samuel Zhbogar, ambasadori i BE-së në Shkup, zv.kryeministri Arbër Ademi, ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, dhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Irena Misheva.

Defilim biçikletash do të ketë edhe në Berovë, Manastir, Kërçovë, Strumicë, Veles, Koçan, Kumanovë, Negotinë, Dojran, Ohër, Pehçevë dhe Shtip.

Java evropiane e lëvizshmërisë shënohet në më shumë se 2370 qytete dhe në 51 shtete të Evropës dhe botës.