Shënohet ditëlindja e UÇPMB-së, kërkohet bashkimi kombëtar (Video)

Shënohet ditëlindja e UÇPMB-së, kërkohet bashkimi kombëtar (Video)

Ish-luftëtarë dhe liderë të partive politike shqiptare, kanë shënuar sot në Dobrosin, 17 vjetorin e daljes në skenë të ish Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujnaoc (UÇPMB). Ish guerilët bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Dobrosin, vendlindja dhe bastioni i UÇPMB-së, raporton “Zeri.info”.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujnaocit dhe is-udhëheqëpsi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu tha se amaneti i dëshmorëve ishte bashkimi kombëtar, dhe vetëm kjo rrugë, sipas tij, është zgjidhja e përhershme në këtë rajon. Ajo kërkoi që faktori shqiptar të jetë unik në kërkesat e tyre kombëtare.

Ish-guerilët dhe qytetarët e Dobrosinit, po ashtu bënë homazhe para martirëve Isa dhe Shaip Saqipi, të cilët u vranë nga forcat serbe.

Ndryshe, sikur sot, 17 vjet më parë, doli në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujnaoc. Njëjtë sikurse në Kosovë, kjo guerile u shfaq në varrimin e vëllezërve Saqipi në Dobrosin, ndërsa funksionoi deri në Maj të vitit 2001, kur edhe u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit.

UÇPMB la pas dhjetëra dëshmorë, shumë invalidë dhe mijëra veteranë. Këta të fundit edhe pse u amnistuan nga Kuvendi i Serbisë me dekret të veçantë, ata prapë mbetën në shënjestër të autoriteteve serbe. Pas luftës shumë nga ish-guerilët u burgosën, ndërsa të tjerët u arratisën në Kosovës dhe disa të tjetër në vendet evropiane.