Sheqerinska: Me BDI-në biseduam sesi të dilet nga kriza që e ka imponuar kryetari Ivanov

Sot kemi pasur një takim të shkurtër me përfaqësuesit e BDI-së. Biseduam sesi Maqedonia të del nga kriza politike, tha pas takimit me delegacionin e BDI-së, Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së. Takimi i tyre u zhvillua në hotelin e Shkupit “Holiday Inn”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Me BDI-në kemi folur rreth asaj sesi të dilet nga situata që është imponuar nga kryetari Gjorge Ivanov. Ne besojmë se këto takime dhe diskutime do të vazhdojnë nga të dyja palët, por ne mendojmë se qëllimi ynë është i përbashkët, Maqedonia të dal nga kjo krizë sa më shpejt të jetë e mundur, të marrë një qeveri që do të jetë e angazhuar për reforma, një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës Maqedonisë dhe mundësi për të gjithë për të siguruar ekzistencën në vend. Ky nuk ishte një takim i gjatë. Për çdo çështje ne do të diskutojmë me aleatët tanë potencialë dhe për të gjitha çështjet do të informohet publiku’, tha nënkryetarja e LSDM-së.