Shërbimi grek ka video inçizime për tre ministra shqiptar me dashnoret e tyre (Video)

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushu ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan se Manjani tha të vërtetën ndaj dhe e larguan.

“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi.

Ndërkohë, ai ka publikuar videon e plotë të konferencës së Manjanit në të cilën shkruan: Rama, Tahiri dhe Ahmetaj shkojnë me dashnoret tek Balili, Klemendi i begenis me drogë!

A janë këta ministrat, për të cilët Manjani tha se ishin filmuar nga grekët teksa flinin me dashnoret tek hoteli i Klement Balilit në Sarandë? /Albeu.com/