Sherr e grushte me policin, videoja e shqiptarëve që u bë hit në Zvicër (VIDEO

Një dyluftim” i pastër ka ndodhur ditën e djeshme mes një polici zvicerian dhe një shqiptari.
Ashtu siç mund ta shikoni në videon e mësipërme mes policit dhe shqiptarit ndodh një përleshje e egër kur shqiptari nuk i dorëzohet policit dhe nëse nuk do të vinin forca ndihmëse me shumë siguri shqiptari edhe mund të “fitonte”.

Ngjarja ka ndodhur në Spiez të Kantonit të Bernës dhe ajo është xhiruar nga një person që prezantohet si shok i të riut që po ‘luftonte’ me policin.

Bazuar në emrin, me të cilin prezantohet në “Facebook”, djali që filmon sherrin duket të jetë shqiptar. Ai quhet Bez Thaqi. Nuk dihet nëse edhe personi i përfshirë në konflikt është shqiptar ose jo, por ai që ka regjistruar videon thotë se e ka koleg.

Shqiptari Bez Thaqi e ka publikuar videon në faqen e tij në “Facebook, ku dje ka qenë hit numër një në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Ajo është shpërndarë deri në orët e pasdites rreth 4000 herë dhe gjatë po kësaj kohe janë shkruar së paku 3500 komente rreth saj.
Mendimet janë të ndara pothuajse përgjysmë: një numër komentuesish flasin për “dhunë policore” ndaj të riut, të tjerët e komentojnë atë si veprim të duhur të policit.

Miku i “viktimës”, ai që e ka plasuar videon dëgjohet gjatë xhirimit duke i bërtitur policit se shoku i tij nuk ka bërë asgjë të dënueshme dhe se po keqtrajtohet kot.

Por në polici thonë ndryshe. Atje pohojnë se nga xhepi i riut ka rënë një thikë dhe kjo ka qenë arsyeja për ndërhyrjen këmbëngulëse të policit.