“Sherr” Kosovë-Shqipëri?! Thaçi: Një debat aq i kotë sa … nuk e biseduam fare me Ramën!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo intervistë vjen pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd. Deklaratat e të cilit, nuk kaluan në heshtje nga disa politikanë të nivelit të lartë dhe intelektualë të Kosovës.

Në minutat e para të intervistës, është folur në lidhje me debatin e përfaqësimit të Kosovës nga Shqipëria, si dhe takimit në Tiranë të Presidentit të Kosovës me kryeministrin Rama.

Thaci ka specifikuar se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë. Ai tha se me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e pa qenë, unë mund t’u them se është edhe dashakeqës.