Sherr me thika mes të rinjve, një i vdekur; 4 në pranga

Një i ri humbi jetën pas një sherri me thika mesnatën mes së hënës dhe së martës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Dinamo”, pas një konflikti të çastit ku 22-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen, autorin e dyshuar të krimit Eugen Bitraj, 24 vjeç, dhe 3 bashkëpunëtorë të tij, Dejvi Bitraj,19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pas debateve për shitjen e një aparati celular.