Sherri më i frikshëm në një Parlament, plasin grushtet mes deputetëve, rrezikon jetën njëri prej tyre

Eurodeputeti britanik, Steven Woolfe, favorit për udhëheqjen e ekstremistëve të UKIP, ndodhet në rrezik për jetën.
Woolfe, i cili një ditë më parë mbushi 49 vjeç, ka humbur ndjenjat pas një sherri të dhunshëm që shpërtheu gjatë një mbledhjeje të euro-skeptikëve.
“Ndihem thellësisht i trishtuar për faktin se pas një përplasjeje gjatë një mbledhjeje të deputetëve të UKIP këtë mëngjes, Steven Woolfe ka pësuar një kolaps dhe është dërguar në spital. Gjendja e tij është serioze”, ka deklaruar eksponenti i partisë, Nigel Farage në një email dërguar zëdhënësit të tij.
Farage rimori dje drejtimin e përkohshëm të partisë, pas dorëheqjes së lideres Diane James, vetëm 18 ditë nga zgjedhja.