Shfaqet Ali Ahmeti, ja çka thotë për koalicionimet (VIDEO)

Para pak çastesh ka përfunduar edhe mbledhja e kryesisë së BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël.

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti shkurt para mediave theksoi se po analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve, raporton TetovaSot.

“Nuk ka përgjigje ende se me kë do të shkohet ne koalicon, po anlizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, qoftë ato për popullin shqiptar, maqedon, serb, vllehë, turk rom”. thekoi Ahmeti para selisë së BDI-së.

Në pyetjen në lidhje me veturën e Nevzat Bejtës tek selia e LSDM-së, Ahmeti theksoi se ai din çdokënd në çdo vend ku është dhe se me çfarë detyra janë atje.

“Unë jam kryetari i partisë dhe dijë çdokënd në çdo vend ku është dhe me çfarë detyra ku i çojë”, theksoi Ahmeti. /TetovaSot/