Shfaqet ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano është rishfaqur në publik, krah shefit të kuzhinës, Renato Mekolli.

Nano së fundmi është parë në restorantin ‘UMAMI’  i cili është hapur vetëm pak kohë më parë nga Renato Mekolli.

Nano njihet edhe si lideri historik i së majtës shqiptare.