Shfrytëzonte gruan si prostitutë, arrestohet tutori shqiptar

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Katerini të Greqisë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, po shqiptare.

Siç raportojnë sot mediat greke, shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare në këmbim të shumave monetare.

Në momentin e arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm.

Sipas hetimeve, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë.